Gostivari me trajner të ri, ja kush e udhëheq skuadrën përballë Pobedës

Drejtuesit e skuadrës së Gostivarit shumë shpejt kanë gjetur zëvendësuesin e trajnerit Mensur Jakupi, i cili vetëm ditë më parë dha dorëheqje pas atyre dy disfatave të njëpasnjëshme kampionale kundër Genç Kalemler dhe Goblenit, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë Erxhan Menga, strategu që do të udhëheq Gostivarin në vazhdim të kampionatit, edhe atë që nga ndeshja e sotme e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë.

Duke pasur parasysh se Menga është nga i njëjti qytet dhe një ish futbollistë i Gostivarit, ku tashmë disa vite me rradhë ka punuar me gjeneratat e reja të skuadrës në fjalë, ky vendim është edhe më i drejtë, pasi Menga njeh shumë mirë futbollistët e skuadrës që do ta udhëheq në vazhdim të kampionatit.

Testi i parë për të do të jetë ndeshja me Pobedën që starton pas pak në stadiumin e qytetit në Gostivar, ndërsa me siguri se testi më i vështirë do të jetë për të plotësuar ambiciet e klubit, e që janë inkuadrim në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Pas 4 xhirove të para në Ligën e Dytë – Perëndim, Gostivari ka regjistruar dy fitore dhe dy disfata, duke u pozicionuar në vendin e 6-të.

Leave a Reply