Bylbyl Sokoli më nuk është trajner i Llapit

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli është larguar nga skuadra e Llapit, raporton “Insporti.com”. Burime të sigurta të këtij portali bëjnë me dije se Sokoli ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së sotme, mirëpo duke mos bërë të ditura edhe arsyet e largimet.

Ish trajneri i Renovës dhe Milanos nga futbolli ynë vendor, skuadrës së Llapit iu bashkua këtë verë duke e lënë skuadrën e Ferizajt të cilën e riktheu në elitë përmes ndeshjet së balotazhit.

Llapi ne pesë xhirot e para në kuadër të “Ipko Superligës” ka tubuar 10-të pikë, duke u renditur në pozitën e tretë pas Flamurtarit (13 pikë) dhe Feronikelit (11).

Leave a Reply