Bojku: Të shënosh 6 gola ndaj Rabotniçkit nuk është punë e vogël

Pas startit me dy barazime kur më shumë vëmendja ishte në paraqitjet europiane, “kuqezinjtë” e Shkëndijës me të kthyer përqëndrimin drejt skenës vendore kanë rradhitur katër fitore të njëpasnjëshme, prej të cilave tre në kampionat dhe një në kuadër të Kupës.

Triumfi i fundit 6:2 të dielën kundër Rabotniçkit ishte bindshëm paraqitja më e mirë e skuadrës tetovare në sezonin e ri dhe futbollistët besojnë se ajo performansë duhet të jetë model për të ardhmen.

“Të shënosh gjashtë gola në një ndeshje kundër një skuadre si Rabotniçki që në Tetovë vinte si lider i renditjes, sigurisht se nuk është aspak punë e vogël. Duke përjashtuar fillimin e ndeshjes dhe një periudhë të fraksionit të dytë, ne performuam shumë mirë duke realizuar kërkesat e stafit teknik për lojë kombinatorike me shumë pasime. Krijuam shumë shanse dhe shënuam gjashtë gola, duke realizuar paralel planin të marrim tre pikët dhe të kënaqim publikun”, shprehet mesfushori strugan, Besmir Bojku, i cili luan në formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, duke arritur mes tjerash të shënojë dy gola në pesë takime të luajtura, ku përveç ndeshjes ndaj Rabotniçkit realizoi edhe ndaj Vardarit në atë barazim 2:2.

 

Leave a Reply