Presidenti i skuadrës së Moncas që garon në “Serie C”, Nikola Kolombo, ka konfirmuar se ai do t’i shesë 95 për qind të aksioneve të klubit të tij ish-pronarit të Milanit, Silvio Berluskonit.
“Jemi pajtuar t’i shesim 95% të aksioneve, ndërsa do t’i mbajmë vetëm 5% për vete”, tha Kolombo për “II Giorno”.
“I kam dorëzuar të gjitha të dhënat. Në këtë moment, negociatat janë në duart e Berlusconit”, – tha ai.
Nikola Kolombo njoftoi se tani gjithçka është në duart e Berluskonit. Është interesant fakti se familja e Kolombos, e kishte në pronësi Milanin para se ky lub të kalonte në duart e Berluskonit.