Alpaj Jusuf shënon golin e parë në ndeshje zyrtare me Sileksin

Sileksi ka shënuar fitore 0:2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë, duke mundur Skopjen në lagjen e Autokomandës, njofton “infOSport.mk”. Me këtë fitore skuadra nga Kratova thuajse me një këmbë është kualifikuar për në çerekfinale, ndërsa golin e parë në një ndeshje zyrtare me fanellën e Sileksit e shënoi edhe kumanovari, Alpak Jusuf.

Futbollisti kumanovar  i cili këtë verë iu bashkua Sileksit  nga rradhët e Lokomotivës shënoi golin e dytë në minutën e 85-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, ndërsa autorë i golit të parë ishte Darko Aleksovksi në minutën e 66-të.

Për Alpaj Jusuf, ndryshe djali i trajnerit të mirënjohur nga Kumanova, Erkan Jusuf, ishte ky goli i dytë në përgjithësi me fanellën e Sileksit, pas atij super goli të shënuar nga gjuajtja e lirë ndaj Osogovës.

Leave a Reply