Të gjithë kundër Real Madridit! Sonte starton sezoni i ri në Ligën e Kampionëve

Real Madridi ka bërë historinë viteve të fundit duke e fituar këtë trofe tri edicione rresht dhe për të 13 herë këtë trofe, por asnjëherë nuk ka pasur triumf për kaq vjet rresht të kësaj skuadre.

Pas një vere që ju dha lamtumirë Kristiano Ronaldos dhe Zinedine Zidane, dy largime shumë të vështira për tu zëvendësuar, por Reali i ri duhet i ringjallur nën urdhrat e Julen Lopetegit, me Garet Bejll, Luka Modriç dhe Karim Benzema që janë në qendër të vëmendjes, shkruan “Telesport”.

Që të kurorëzohen Mbretër të Europës përsëri më 2018-19, Reali do të këtë rival më shumë se më parë. Pesë ligat më të forta europiane janë të gjithë pretendë dhe klubet kanë muskuj financiar që do ti tregojnë në këtë garë.

Kampionët aktual kanë një numër të madh të yjeve që janë në gjendje ta fitojnë titullin përsëri, por Kristiano Ronaldo ju mungon. Lopetegi ka një bazë të mirë të lojtarëve të cilët ja kanë dal mirë edhe më parë në këtë garë, por kanë humbur golashënuesin e tyre.

Modriç, Toni Kroos, Benzema, Bejll, Isko, Marko Asensio dhe Serhio Ramos duhet të kenë të gjithë sezon të madh për të shënuar gola dhe plotësuar këtë mungesë. Është në ADN’në e Real Madridit që gjithmonë të jetë favorit në këtë garë, por sivjet nuk do të jetë lehtë.

Ky sezon i sheh “katalunasit” në një hap përpara. Pasi dështuan në çerekfinale në tri sezonet e fundit, thjesht, kjo nuk ishte e mjaftueshme për kapitenin dhe kampionin e Spanjës, Lionel Messi. Argjentinasi është i pasionuar për ta fituar përsëri këtë titull, ashtu si edhe klubi. Leo nuk ka pasur rekorde të mira në këtë vit por në fund të sezonit dëshiron që ta fitojë këtë titull. Futbolli i Barcelonës është shumë stabil, por suksesin që po e kanë në Spanjë nuk e kanë në kontinent. Ata janë forcuar shumë dhe do të bëjnë gjithçka ta fitojnë trofeun e gjashtë të tyre.

A do të jetë ky sezoni kur “Zonja e vjetër” do të jetë mbi gjysmëfinale? Me Kristiano Ronaldon në bordin e tyre çka mund të pritet nga skuadra nga Torino. Fitorja e Ligës së Kampionëve është edhe pjesë e ADN’së së Ronaldos dhe ai do të luftojë për këtë trofe duke bërë që ta ngrit atë më tre klube, Mançester Junajted dhe Madrid.

Zhoao Kanselo, Emre Xhan, Leonardo Bonuçi dhe Kristiano janë lojtarë që mund të ja dalin në këtë garë, aq më pak me Masimiliano Allegrin që do ju prin atyre drejt trofeut Europian.

Një tjetër klub i cili e ka obligim ta fitojë Ligën e Kampionëve. “Fer Play Financiar” ka bërë që ata mos të shpenzojnë këtë verë por ata kanë një skuadër, e cila në ditët e sotme mund ti mund të gjithë. Mjaftojnë emrat si Nejmar, Kylian Mbappe dhe Edinson Kavani për të thënë se PSZH-ja ka një ndër sulmet më të mira në elitën Europiane. Edhe pse është sezoni i tij i parë, Thomas Tuçel është nën presion që të këtë sukses në kontinent.

Si PSZH dhe Juve, edhe Bajerni është njëra prej skuadrave që e dominon ligën në vend por po dështon në Europë. Ata kanë fituar gjashtë Bundesliga por nuk kanë asnjë paraqitje në finale të Ligës se Kampionëve që nga viti 2013. Ata ende kanë një kurriz të fortë për ta bërë këtë dhe Niko Kovaç shpreson që bavarezët do të sfidojnë.

Sfidën në Premier Ligë, Pep Guardiola e përfundoi duke marrë 100 pikë sezonin e kaluar, kurse sivjet ata janë gati për ta drejtuar drejt Ligës së Kampionëve. Por, historia e tyre europiane është e mbushur më zhgënjime edhe pse ky vit nuk ka vend për falje. Sigurisht, ata e shohin si mundësi këtë vit.

Një tjetër sfidues shumë i fuqishëm nga Anglia është skuadra e Jurgen Klopp të cilët arritën në finale vitin e kaluar dhe sivjet ata janë përforcuar në ato vende ku kanë nëvojë gjatë verës. Alison Beker do të mbrojë portën e tyre, me Naby Keita që është motor i mesfushës, me Virgil van Dijk që tashmë po lë gjurmë në mbrojtje. Ata kanë shpenzuar më së shumti në Premier Ligë këtë vit dhe do të shpresojnë që këto investime që ti shpaguajnë duke e fituar trofeun.

 

Leave a Reply