Paulo Dybala mund të jetë mungesa e madhe e Juventusit, për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, që “Zonja e Vjetër” e luan ndaj Valencias.
Reprezentuesi argjentinas pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së dielës ndaj Sassuolos dhe ende nuk dihet nëse do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e së mërkurës ndaj skuadrës spanjolle.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi “bardhezi”, i cili zbulon se Dybala është trajtuar për një lëndim në këmbë.
Megjithatë lajm i mirë për trajnerin Allegri është rikthimi i mbrojtësit Xhiorxhio Kielini, i cili bashkë me Leonardo Bonuçin do të formojë dyshen e qendër mbrojtjes së kampionëve të Italisë, që këtë vit konsiderohen si një ndër skuadrat pretendente për tu kurorëzuar me titullin e kampionit të Europës.