Mensur Jakupi më nuk do të jetë trajner i Gostivarit, pasi i njëjti ka dhënë dorëheqje pas dy humbjeve të fundit në kampionat kundër Genç Kalemler, gjegjësisht Goblenit. Në të dyja ndeshjet Gostivari pësoi disfatë identike 2:3, ndërsa kjo e fundit kundër skuadrës kumanovare ishte më e dhimbshme, pasi skuadra e Jakupit gjatë 45 minutave të para avansonte me rezultatin 2:0 falë golave të shënuar nga Lavdrim Skenderi dhe Florent Osmani.
Jakupi përmes një shkrimi ka falënderuar të gjithë për kontributin e dhënë gjatë periudhës 3-vjeçare sa ka qenë pjesë e Gostivarit, me të cilën skuadër vitin e kaluar ai luajti edhe në balotazh për inkuadrim në Ligën e Parë, mirëpo që u eliminua nga Boreci.
Pas 4 xhirove të para të sezonit të ri, Gostivari nën drejtimin e Mensur Jakupit regjistroi 2 fitore dhe 2 disfata, duke u pozicioniar në vendin e 6-të.
Të mërkurën Gostivari do të zhvillojë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë kundër Pobedës, ashtu që mbetet të shihet nëse drejtuesit e skuadrës do të gjejnë shumë shpejt pasuesin e Mensur Jakupit.