Real Madridi ka etiketuar dy objektiva për afatin kalimtar dimëror të janarit. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Real Madridi është gati të hidhet në sulm për një sulmues anësor dhe një mbrojtës të krahut të majtë.
Për sulmin e tyre “mbretërit” i kanë vënë syrin talentit të madh meksikan të PSV Ajndhovenit, Hirving Lozano, ndërsa për krahun e majtë të mbrojtjes pëlqejnë spanjollin e Çalzit, Marko Alonso.
Sikurse Lozano, ashtu edhe Alonso janë lidhur disa herë me “mbretërit”, por janari mendohet të jetë afati kur do të formalizohen ofertat drejt tyre.
Real Madridi gjithashtu edhe duke menduar edhe për një tjetër mesfushor qendror, pasi Dani Sebajos nuk po bind trajnerin Julen Lopetegi.