Komuniteti çam do të ketë një kombëtare futbolli e cila ka pak vite që ka filluar të marrë “jetë”. Një gjë të tillë e konfimon edhe Konfederata e Federatave të Pavarura të Futbollit (ConIFA). Kjo është një federatë ndërkombëtare e futbollit e themeluar në vitin 2013, në të cilën marrin pjesë ekipe që paraqesin kombe, shtetet pa njohje ndërkombëtare, pakicat etnike, popujt pa shtetësi, rajonet dhe mikroshtetet nuk bëjnë pjesë në FIFA.
Kjo federatë, që nga periudha e krijimit të saj e deri më tani ka 50 anëtarë, ku në të kaluarën bënte pjesë edhe Kosova. Që prej muajit maj të këtij viti, pjesë e kësaj federate është bërë edhe kombëtarja e Çamërisë.
Qendra stërvitore ndodhet në Nijmegen te Holandës. Sipas asaj që thuhet në faqen zyrtare, kjo kombëtare është në varësi të Federatës së Futbollit të Republikës së Çamërisë, një tjetër organ misterioz me president Arben Arkaxhiu.
Me informacionet që mund të gjesh në faqen zyrtare, thuhet që kjo kombëtare është shpallur kampione në Turneun Ndërkombëtar të Pakicave në Hagë të Holandës, ku dy vite më parë shkuan edhe një seleksion futbollistësh nga Kavaja apo dhe nga Afrika!
Çamëria është pranuar zyrtarisht në ConIFA me datë 28 maj të këtij viti, dhe menjëherë nën drejtimin e trajnerit Arben Kasolli ka zhvilluar dy miqësore me ekipet e Sporting Tirana dhe Oriku, të fituara të dyja nga Çamëria. Mos e beso po deshe, por është një realitet…! (Vipsport.al)