Caktohen arbirtrat për ndeshjet e 1/8 së finales, ja kush do ju referojë Shkëndijës dhe Gostivarit

Të mërkurën në futbollin vendor në program janë ndeshjet e para të 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Nderin e skuadrave shqiptare në këtë fazë do e mbrojnë dy skuadrat nga Pollogu, Shkëndija e Tetovës, që njëherit është edhe fitues nga edicioni i kaluar, si dhe skuadra e Gostivarit.

Këta të fundit në terren vendas do të mirëpresin Pobedën e Prilepit, teksa Shkëndija në Tetovë do të luaj përballë ekipit të Kit Go nga Pehçeva, që në raundin e parë të garave bëri surprizën më të madhe, duke eliminuar FC Shkupin. Arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë Marjan Stojanovski nga Kërçova, të cilit do ti ndihmojnë bashkëqytetarët e tij, Kushtrim Lika dhe Zoran Jankullovski, teksa arbitër i katërt do të jetë Arben Borova nga Struga.

Bylbyl kryesor i takimit në Gostivar do të jetë Konstantin Vllaho nga Shkupi, për ndeshjen mes skuadrave shkupjane, Vardarit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit është përcaktuar treshja e arbitrave nga Shkupi, me në krye Marjan Mladenovski.

Vasko Mavrov nga Srumica do të ndajë drejtësinë në ndeshjen në Kavadar midis Tikveshit vendas dhe Rabotniçkit, Stojançe Stojanov nga Shtipi do të jetë kryesori i takimit në Autokomandë midis Skopjes dhe Sileksit, strugani Jovan Kaçevski do të gjykojë takimin midis Pelisterit dhe Bellasicës në Manastir, teksa kryesori i takimit midis Bregallnicës dhe Akademia Pandev, do të jetë Marjan Markoski nga Ohri.

Të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales të mërkurën (19 shtator) do të startojnë në ora 15:30.

Kupa e Maqedonisë, ndeshjet e 1/8 së finales

Shkëndija 19.09. 15:30 Kit Go
Gostivari 19.09. 15:30 Pobeda
Skopje 19.09. 15:30 Sileksi
Pelisteri 19.09. 15:30 Bellasica
Bregallnica 19.09. 15:30 A. Pandev
Tikveshi 19.09. 15:30 Rabotniçki
Vardari 19.09. 15:30 Makedonija Gj.P

 

Leave a Reply