Sunaj Hasan optimist para ndeshjes me Labunishtën

Sunaj Hasan, autorë i katër golave nga gjithsej 8 të shënuar nga ana e Genç Kalemler në 3 ndeshjet e para të sezonit të ri në Ligën e Dytë – Perëndim, shprehet shumë optimist edhe për ndeshjen e sotme të javës së katërt, që skuadra e tij do ta zhvillojë në transfertë kundër Labunishtit, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi shkupjan në një intervistë për “infOSport.mk” thotë se atmosfera në skuadër është e shkëlqyeshme, ndërsa pas startit pozitiv në debutimin e tyre në këtë rang garash, disi edhe vetëbesimi tek futbollistët është ngritur edhe më shumë.

“Jemi  maksimalisht të përgatitur për këtë ndeshje kundër Labunishtit. Në Strugë shkojmë vetëm për tre pikë dhe asgjë tjetër. Duam të vazhdojmë serinë pozitive dhe të mbajmë hapin me Struga Trim Lum” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Sunaj Hasan.

Ky i fundit shënoi tre gola në përballjen e fundit si mysafir ndaj Pelisterit në Manastir, kur Genç Kalemler kishte shënuar fitore të madhe 1:4, ndërsa gjithashtu kishte shënuar edhe golin e parë historik të skuadrës nga Gostivari në kuadër të Ligës së Dytë. Genç Kalemler aktualisht me 7 pikë dhe një ndeshje më pak mban pozitën e tretë në tabelë, duke ndjekur Struga Trim Lum në pozitën e parë me 10 pikë dhe Goblenin e vendit të dytë që në 4 xhirot e para ka tubuar 8 pikë.

Leave a Reply