Janë mbyllur 45 minutat e para nga ndeshjet e javës së 5-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku Shkëndija në maksimum arsyetoi epitetin e favoritit përballë Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse “romantikët” ishin të parët që avansuan në këtë ndeshje me golin e Petar Petkovskit në minutën e 10-të, në fund në pushim shkuan me tre gola në rrjetë, pas golave të shënuar nga Gledi Mici (36’), Besart Ibraimi (38’) dhe Besmir Bojku (40’).
FC Shkupi falë golit të shënuar nga braziliani Serzhinjo po avanson ndaj Vardarit në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, teksa Pobeda me golin e shënuar nga mesfushori Burham Mustafov 45 minutëshin e parë e mbylli me epërsi minimale 1:0.
Në dy ndeshjet tjera Akademia Pandev-Sileksi dhe Makedonija Gj.P – Bellasica rrejtat pushuan.
LPFM, Java V, 45 minutat e para | |||
A. Pandev | 0 – 0 | Sileksi | |
Makedonija Gj.P | 0 – 0 | Bellasica | |
Pobeda | 1 – 0 | Renova | |
Shkëndija | 3 – 1 | Rabotniçki | |
Vardari | 0 – 1 | FC Shkupi |