Vëllazërimi i Kërçovës ka shënuar edhe fitoren e dytë me rradhë në kuadër të ndeshjeve në Ligën e dytë Perëndim, pasi sot si vendas me rezultatin e pastërt 2:0 mundi Teteksin, njofton “infOSport.mk”.
Figurë qendore në këtë fitore të skuadrës kërçovare doli të jetë pikërisht ish futbollistë i Teteksit, Sherif Rexhepi, i cili i shënoi që të dy golat e fitores, edhe atë që në pjesën e parë.
Golin e parë talenti tetovar e realizoi vetëm pas 6 minutave lojë, teksa 4 minuta para fundit të pjesës së parë shënoi edhe golin e dytë personal, i cili në fund u tregua edhe si përfundimtarë në këtë fitore më se të merituar të skuadrës së trajnerit Bujar Islami.
Me këtë fitore Vëllazërimi tashmë renditet në pozitën e katërt me 6 pikë, po aq sa ka edhe Gostivari në pozitën e pestë, teksa Teteksi tashmë ka kaluar në pozitën e fundit me vetëm një pikë të tubuar.