E shtuna në Ligën e Dytë – Lindje sjellë super derbin e madh midis Bregallnicës dhe Borecit, njofton “infOSport.mk”. Janë këto dy nga skuadrat kryesore që do të luftojnë për një vend në elitën e futbollit vendor, ndërsa për këtë i vetëdijshëm është edhe gardiani shkupjan i Borecit, Burhan Mustafa, i cili thotë se janë maksimalishtë të përgatitur.
“Edhe këtë ndeshje e presim si gjitha të tjerat. E presim të qetë dhe maksimalisht të përgatitur, pasi si çdo ndeshje edhe kjo pritet të sjellë tre pikë. I gjithë presioni është mbi Bregallnicën, ashtu që do japim gjithçka që të kthehemi me tre pikë” – tha portieri i Borecit, Burhan Mustafa.
Bregallnica dhe Boreci në tre xhirot e para të sezonit të ri janë të pagabueshëm, duke marrë nga 3 fitore nga po aq ndeshje, madje edhe me gol averazhin e njëjtë (+6), me të vetmin dallim se skuadra nga Shtipi ka shënuar më shumë gola, mirëpo në anën tjetër Boreci nuk ka pranuar asnjë. Ndeshja Bregallnica-Boreci starton në ora 19:00 nën dritat e reflektorëve në stadiumin e qytetit në Shtip.