Korabi me trajnerin e ri, Mensur Nexhipi në krye, ka arritur edhe fitoren e parë në sezonin e ri në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra dibrane në ndeshjen e javës së katërt para tifozëve të saj mundi minimalisht 1:0 ekipin e Skopjes, që sezonin e kaluar garonte në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Golin e vetëm dhe të fitores për Korabin në këtë ndeshje e realizoi ish futbollisti i Gostivarit, Edin Mersovski në minutën e 30-të, të takimit.
Ky gol solli shumë gëzim në mesin e tifozëve vendas, që edhe sot ishin në numër bukur të konsiderueshëm për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës, që më në fund buzëqeshi dhe me plotë meritë festoi me dibranët e saj.