Janë mbyllur 4 ndeshjet e së shtunës në kuadër të Ligës së Dytë – Perëndim, ku mbi të gjitha ra në sy përmbysja e madhe e skuadrës kumanovare të Goblen Junior, që në transfertë me rezultatin 2:3 mundi Gostivarin vendas, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Mensur Jakupi 45 minutëshin e parë e mbylli me rezultatin 2:0, mirëpo me inkuadrimin në lojë të Ylber Alilit, gjërat ndryshuan në të mirë për Goblen Junior që në fund i’a arriti qëllimit që nga Gostivari të largohen me fitore.
Fitoren e parë me trajner të ri në sezonin e ri e arriti edhe Korabi që në Dibër me rezultatin minimal 1:0 mundi Skopjen. Vëllazërimi si vendas pa shumë probleme shënoi fitore ndaj Teteksit, teksa një fitore me shumë vlera arriti edhe Striga Trim në transfertën në Manastir ndaj Pelisterit.
Java e katërt në Ligën e Dytë – Perëndim mbyllet të dielën me ndeshjen midis Labunishtit dhe Genç Kalemler, skuadër kjo që kërkon të mbajë hapin me Struga Trim Lum në krye të renditjes tabelare.
LDFM – Perëndim, Java IV |
||
Korabi | 1 – 0 | Skopje |
Gostivari | 2 – 3 | Goblen J. |
Pelisteri | 1 – 2 | Struga TL |
Vëllazërimi | 2 – 0 | Teteksi |
E diel: |
||
Labunishta | 15:30h | Genç Kalemler |