Shkëndija përmes Kit Go, Gostivari përmes Pobedës, Korabi direkt në çerekfinale

Skuadra e Shkëndijës, që të mërkurën eliminoi Kozhuvin në 1/16 e finales, ka mësuar emrin e kundërshtarit për ndeshjet e 1/8 së finales, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija për kundërshtarë do të ketë skuadrën e Kit Go nga Peheçeva që garon në Ligën e Dytë – Lindje, ndaj të cilëve do të kërkohet kualifikimi në çerekfinale. Bëhet fjalë për një skuadër ambicioze që në raundin e parë kishte eliminuar FC Shkupin.

Gostivari në 1/8 e finales për kundërshtarë do të ketë Pobedën, skuadër kjo që kishte eliminuar Struga Trim Lum, teksa Korabi që eliminoi Borecin, ishte me shumë fat, pasi do të luaj direkt në çerekfinale në mungesë të në kundërshtari shtesë.

Shorti deshi që Rabotniçki në këtë fazë të përballet me Tikveshin nga Kavadari, Vardari për kundërshtarë do të ketë Makedonija Gjorçe Petrovin, teksa Skopje që tashmë garon në Ligën e Dytë do të luaj ndaj Sileksit.

Një përballje mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo midis Bregallnicës dhe Akademia Pandevit, ndërkohë finalistët e fundit, Pelisteri për kundërshtarë në 1/8 e finales do të ketë Bellasicën.

Përballjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë janë caktuar për datën 19 shtator, ndërsa to kthyese në program janë pas tre javëve.


Kupa e Maqedonisë, ndeshjet e 1/8 së finales
Tikveshi 1930 – Rabotniçki
Gostivari – Pobeda
Vardari – Makedonija Gj.P. 1932
Skopje – Sileksi
Shkëndija – Kit Go
Bregallnica 2008 – Akademia Pandev
Pelisteri – Bellasica
Korabi – I lirë


 

Leave a Reply