Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll ka marrë fitore me rezultat 73:76 ndaj Kosovës në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Prishtinë në kuadër të para kualifikimeve për Kampionatin Europian 2021.
Të përzgjedhurit e Davitkovit e nisën mirë ndeshjen, me periodën e parë që e mbyllën me shifra 20:16, ndërsa në të dytën vazhduan në të njejtin ritëm, duke kaluar në pushime me epërsi 34:29.
Perioda e tretë i takoi Kosovës që e mbylli me avantazh 49:48, ndërsa perioda e katërt solli dramën e vërtetë, me Maqedoninë që ishte në epërsi vazhdimisht, por minuta e fundit solli rast për “Dardanët” që të barazojnë rezultatin, me Dardan Berishën që nga tre gjuajtje të lira, shënoi vetëm dy dhe kështu përfaqësuesës së vendit i takoi kjo përballje me rezultat final 76:73.
Më i miri në radhët e Maqedonisë ishte Bojan Trajkovski me 17 pikë dhe 11 kërcime nën tabelë, ndërsa te Kosova më i miri rezultoi Dardan Berisha me 32 pikë të shënuara. Maqedonia ndeshjen e dytë të fazës paraeliminatore e luan të dielën në Shkup ndaj Rumanisë./InfOSport.mk