Merr funnd dilema për të ardhmen e Arlind Ajetit. Pas ditësh të gjata pritjeje mbrojtësi shqiptar i cili shkëputi me konsensus kontratën me Torinon gjatë kësaj vere, është prezantuar si afrimi më i fundit i skuadrës së Grasshoppers.
Arlind Ajeti rikthehet në Superligën zvicerane pas 3 sezonesh pasi në vitet 2011-2015 ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Baselit ku edhe është formuar si futbollist. Me klubin nga qyteti i Zurich, shtatlarti kuqezi ka firmosur kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për 2 vite të tjera. Në kampionat helvet tashmë Arlind Ajeti do të sfidojë si kundërshtar vëllain e tij Albian Ajeti i cili është pjesë e Baselit.