Kombëtarja e Spanjës nuk është treguar aspak e mëshirshme ndaj nënkampionëve të Botës, Kroacisë në ndeshjen e grupit të katërt të Ligës “A” në kuadër të Ligës së Kombeve. “Furia e Kuqe” shënoi plotë 6 gola në rrjetën e kroatëve, duke lënë një përshtypje se mund të shënonin çdo herë që donin.
Një super paraqitje në këtë përballje kishte sulmuesi i ri i Realit të Madridit, Marko Asensio, i cili u dallua me një gol, dy asiste, ndërsa gjithashtu kishte meritë edhe në shënimin e autogolit nga Lovre Kaliniç.
Interesante ishte se në këtë ndeshje ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, që tashmë udhëheq Kombëtaren spanjolle në formacionin titullarë llogariste në plotë 6 futbollistë të Realit të Madridit. Një gjë e këtillë ndodhë për herë të parë që nga viti 2002, që prej kur se seleksionues ishte Inaki Saes.
Ndryshe përveç Asensios në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Saul, i cili në minutën e 24-të shënoi golin e parë, ndërsa 3 golat tjerë gjatë pjesës së dytë mbajnë firmën e Rodrigo (49′), Serhio Ramos (57′) dhe Isko (70′).
Falë kësaj fitore Spanja tashmë ka 6 pikë pas dy ndeshjeve në grupin 4 të Ligës “A”, duke blinduar në këtë mënyrë pozitën e parë, para Anglisë dhe Kroacisë që kanë nga një ndeshje dhe 0 pikë.