Enis Bardhi, futbollisti më i shtrenjtë te Levante 

Ecuria e suksesshme e Enis Bardhit në Spanjë ka bërë që vlera e tij të shënojë ngritje të madhe, duke u bërë për momentin lojtari më i shtrejntë i Levantes. Lajmi konfirmohet nga CIES Football Observatory, qendra studimore e lidhur me institucionet e futbollit si FIFA dhe UEFA, sipas së cilës Enis Bardhi është lojtari më i shtrejntë i Levantes, me një vlerë reale në treg prej 13.9 milionë euro. I blerë vetëm për 1.5 milionë euro nga Ujpeshti i Hungarisë një vit më parë, sot shqiptari është yll i njohur në La Ligën e Spanjës falë shkëlqimit në sezonin debutes kur shënoi 9 gola, dy prej të cilëve në disfatën e vetme që i shkaktuan Barcelonës.

23 vjeçari mes tjerash u shqua për ekzekutimin prefekt të goditjeve të dëmtimit, duke bërë që shpesh të jetë krah për krah me Leo Mesin, të quajtur si mjeshtër të gjuajtjeve të lira. Kjo ecuri rriti dukshëm popullaritetin e tij dhe sot Enis Bardhi ndiqet nga ekipe të mëdha të futbollit europian. Megjithatë ai për momentin ndjehet mirë te Levante dhe nuk shpejton për ndrim të mjedisit, të paktën deri në ardhjen e një oferte serioze që do kënaq apetitet edhe të lojtarit por edhe Levantes që e futi në skenën e të mëdhenjëve.

Leave a Reply