Djali i George Haxhi “kopjon” Artim Shaqirin, shënon direkt nga rivënia e këndit (VIDEO)

Djali i legjendës së futbollit rumun, Georgi Haxhi, Janis ka shënuar një super gol me përfaqësuesen U21 të Rumanisë në përballjen ndaj Bosnje e Hercegovinës, duke ndihmuar skuadrën e tij për të shënuar fitore 2:0 në kuadër të grupit të 8 kualifikues për Europianin e vitit 2019-të.

Në minutën e 70-të të ndeshjes kur Rumania po avansonte me rezultatin 1:0, Janis ekzekutoi një rivënie nga këndi, edhe atë në mënyrë perfekte duke çuar topin në këndin më të largët të portierit të Bosnje e Hercegovinës.

Ky gol na rikujtoi në atë super gol të Artim Shaqirit të shënuar në rrjetën e Siman, kur Maqedonia kishte barazuar 2:2 ndaj kombëtares së Anglisë.

Ndryshe me super golin e shënuar në minutën e 70-të, Janis vulosi fitoren e Rumanisë, skuadër kjo që tashmë kryeson grupin 8 me 18 pikë, duke zbritur në pozitën e dytë Bosnje e Hercegovinën që ka gjithashtu të njëjtin numër të pikëve, por edhe një ndeshje më shumë se rumunët.

Nje rikujtim nga ai super goli i Artim Shaiqirt i shenuar ndaj Anglise direkt nga rivenia e kendit

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 7 февруари 2017 г.

Leave a Reply