Sedat Berisha ka debutuar në ndeshje zyrtare me Tiranën, duke ndihmuar ekipin të shënojë fitore 4:1 në Kupën e Shqipërisë përballë skuadrës Iliria. Shkupjani i transferuar gjatë verës nga Vllaznia e Shkodrës tek skuadra nga kryeqendra shqiptare, nuk ka luajtur deri tani për shkak të përgatitjes jo të mirë fizike, mirëpo duket që ngadalë gjen formën optimale dhe paraqitja e sotme dha shenja pozitive edhe për Berishë, por edhe për trajnerin Ze Maria.
Berisha për 90-të minuta ishte i sigurtë në mbrojtjen e Tiranës, që menaxhojë të fitonte bindshëm skuadra e tij këtë ndeshje, ndërsa mes tjerash në listën e golashënuesve u regjistrua edhe sulmuesi nga Shkupi, Dejan Bllazhevski. Ky i fundit golin e realizuar ia kushtojë drejtorit sportiv të Tiranës, Arbi Laçi për vajzën që i erdhi në jetë disa ditë më parë./InfOSport.mk