Maqedonia U21 në minutat shtesë humb fitoren e sigurtë përballë Armenisë (VIDEO)

Kur mendohej se pas 6 ndeshjeve rradhazi pa fitore shpresat e Maqedonisë do të regjistrojnë fitoren e parë në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2019-të, nuk ndodhi ashtu, pas të besuarit e trajnerit Dobrinko Ilievski lëshuan fitoren e sigurtë vetëm në minutat shtesë të takimit, kur pësuan dy gola nga armenët, të cilët në fund nga Shkupi u larguan me një barazim 3:3, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja nisi mirë për “verdhekuqtë” të cilët avansuan me golin e shënuar nga ana e Jani Atanasov në minutën e 26-të. Futbollisti i Bursaspor shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, ndërsa ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para.

Shpresat e Maqedonisë avansojnë ndaj Armenisë me golin e Atanasovit nga gjuajtja e lirë. ⚽️👏🇲🇰

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 11 септември 2018 г.

Pas 11 minutave lojë në pjesën e dytë, armenët barazuan shifrat në 1:1 falë golit të shënuar nga Avetisjan në minutën e 56-të, ndërsa në të njëjtën mënyrë Maqedonia në minutën e 73-të përmes Zdravkovskit kaloi sërish në epërsi, kësaj rradhe me rezultatin 2:1.

Maqedonia U21 ngrit epërsinë në 2:1 ndaj Armenisë përmes Zdravkovskit

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 11 септември 2018 г.

20-vjeçari i AEL Limasol u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa ky gol solli një lehtësim në rradhët e të përzgjedhurve të trajnerit Ilievski, të cilët në minutat në vazhdim duke luajtur një lojë pa presion, arritën që përmes Çurlinov në minutën e 89-të, të shënojnë edhe golin e tretë në rrjetën e portierit armen, Avagjan, transmeton “infOSport.mk”.

Dhe kur të gjithë menduan se shpresat e Maqedonisë do i gëzohen fitores së dytë në kuadër të grupit të 7-të eliminatorë, ashtu nuk menduan edhe armenët, të cilët fillimisht u ndihmuan nga Amanoviç i cili në minutën e 90-të shënoi në rrjetën e gabuar për rezultat 3:2, teksa në minutën e tretë shtesë, Avetisjan shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Armeninë, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Maqedonia U21 – Armenia U21, 3:3.

Pas 8 ndeshjeve të zhvilluara “verdhekuqtë”me vetëm 4 pikë ndodhen në pozitën e 5-të, teksa Armenia me 8 pikë renditet një pozitë më lartë.
Ndeshjen e rradhës Maqedonia do ta zhvillojë në transfertë kundër Rusisë me 12 tetor, ndërsa vetëm 4 ditë më pas në Shkup do të mirëpret Gjibraltarin, ndaj së cilës skuadër do të kërkojnë hakmarrjen për atë disfatë turpëruese me 10 tetor të vitit të kaluar, kur ishin mundur me rezultatin minimal 1:0.

Foto: ekipa.mk

Leave a Reply