Liga e Kombeve sot vjen me ndeshjet e fundit të shtatorit

Liga e Kombeve, turneu më i ri i ideuar nga UEFA, luan sot ndeshjet e saj të fundit për muajin shtator. Gjithsej 7 përballje janë në program, ndërsa vëmendjen kryesore e tërheq përballja midis Spanjës dhe nënkampionëve të Botës, Kroacisë. Një duel entuziazmues në Ligën A që do të mbyllë këtë fazë të parë të turneut të ri, ndërsa jo më pak interesante pritet të jetë edhe përballja tjetër e këtij grupi, ajo mes Islandës dhe Belgjikës.

Belgët shihen si favorit përballë Islandës, sidomos pas asaj disfate të këtyre të fundit ndaj Zvicrës kur u mundën me rezultatin e thellë 6:0. Megjithatë takimi i sotshëm njëkohësisht mund të rezultojë edhe pozitiv për islandezët, të cilët me një rezultat pozitiv mund të ju dëshmojnë edhe tifozëve të tyre se ndeshja me Zvicrën nuk ka të bëjë me ndonjë krizë, por se ajo ishte vetëm një ditë e keqe, që tashmë i takon së kaluarës.

Në ligën “B” në program është vetëm një ndeshje, në të cilën Bosnje e Hercegovina do të mirëpret Austrinë, teksa Liga “C” dhuron dy përballje interesante, ku Finlanda do të jetë nikoqir i Estonisë, teksa Hungaria do të përballet me Greqinë.
Në Ligën “D” Moldavia do të luaj me Bjellorusinë, teksa San Marino do të përballet me Luksemburgun. Të gjitha ndeshjet e sotme do të startojnë në ora 20:45.


E martë, 11 shtator
LIGA A
Spanja – Kroacia
Islanda – Belgjika
LIGA B
Bosnje e Hercegovina – Austria
LIGA C
Finlanda – Estonia
Hungaria – Greqia
LIGA D
Moldavia – Bjellorusia
San Marino – Luksemburgu


 

Leave a Reply