Para pak çastesh kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Ligës së Kombeve, ku kanë luajtur dhe dy përfaqësueset shqiptare, Shqipëria dhe Kosova.
Kombëtarja shqiptare u mposht 2:0 nga Skocia në Gllazgou, ndërsa Kosova ka marrë një fitore historike 2:0 kundër Ishujve Faroe, me gola të Nuhiut dhe Zenelit.
Kryendeshja e ditës së sotme ishte ajo midis Portugalisë dhe Italisë. Portugezët edhe pse edhe këtë ndeshje e luajtën pa futbollistin e tyre kryesor, Kristiano Ronaldo, në fund arritën që të shënojë fitore minimale 1:0. Andre Silva ishte autorë i golit të vetëm në këtë përballje, duke i mundësuar Portugalisë të marrë tre pikë kundër një kundërshtari direkt.
Një fitore të madhe arriti Turqia, që edhe përkundër disavantazhit 2:0 që kishte ndaj Suedisë, në fund arriti një fitore të madhe 2:3, ndërsa ndeshja e zhvilluar në Beograd midis Serbisë dhe Rumanisë u mbyll me barazimin 2:2.
Mali i Zi në terren vendas me rezultatin 2:0 mundi Lituaninë, ndërkohë dy ndeshjet e Ligës “D”, Andorra-Kazakistan dhe Maltë-Azerbajxhan u mbyllën me rezultatin identik, 1:1.