Skoci-Shqipëri, statistikat dhe kuriozitet që duhet ti dini para ndeshjes së sotme

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot ndeshjen e parë në historinë e saj kundër Skocisë, me të cilën nuk është ndeshur asnjëherë më parë, qoftë kjo edhe në takime miqësore. Por ky nuk është kurioziteti i vetëm nga dueli mes dy skuadrave në “Hampden Park”.

Vip Sport ju sjell më poshtë disa nga statistikat dhe kuriozitetet më interesante që duhet të dini rreth këtij takimi të rëndësishëm për Ligën e Kombeve, pasi mund t’i dhurojë kuqezinjve mundësinë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt Euro 2020.

– Skocia ka humbur 5 nga 6 ndeshjet e saj të fundit, duke mos arritur të shënojë në asnjë prej këtyre humbjeve.

– Pas një serie prej 15 ndeshjesh radhazi në të cilën shënuan në ndeshjet në fushën e tyre, skocezët nuk kanë arritur të shënojnë në 3 ndeshjet e fundit si pritës. Do të vendosin rekord nëse Shqipëria nuk i lejon të shënojnë për ndeshjen e 4-t radhazi.

– Hera e fundit në të cilën Shqipëria ka fituar dy ndeshje zyrtare radhazi ishte në shtatorin 2017. Fitorja ndaj Lihtenshtejnit asokohe erdhi pas suksesit në qershor kundër… Izraelit.

– Skocia është e pamposhtur në 5 takimet e saj të fundit zyrtare.

– Ndeshja ndaj Izraelit ndërpreu një seri prej 7 takimesh radhazi në të cilat Shqipëria pësonte të paktën 1 gol. Ajo ishte ndeshja e dytë nën drejtimin e Panuçit ku kuqezinjtë mbyllnin takimin pa pësuar gol, e para në shtator 2017 ndaj Lihtenshtejnit.

– Skocia ka humbur që tani më shumë ndeshje në periudhën e drejtimit të Aleks MekLish (4 në 5 takime), sesa në periudhën e parë kur drejtoi këtë përfaqësuese në dyfishin e ndeshjeve të zhvilluara.

– Hampden Park, ku luhet sot ndeshja, do të jetë një nga stadiumet pritëse të Euro 2020 dhe në të do të luhen 4 takime të aktivitetit.

– Skocia renditet në vendin e 27 në klasifikimin e UEFA-s, ndërsa Shqipëria në vendin e 31-të.

– Që kur drejtimin e kanë marrë këta dy trajnerë, Shqipëria dhe Skocia së bashkë regjistrojnë vetëm 1 barazim në total në 14 ndeshje të luajtura. Ai i përket Shqipërisë, kur barazoi 1-1 ndaj Maqedonisë në shtatorin e vitit të kaluar. (vipsport.al)

Leave a Reply