Seleksionuesi i Skocisë: E vlerësojmë Shqipërinë, por ne e merituam fitoren!

Skocia ka triumfuar sot me rezultatin 2-0 ndaj Shqipërisë, në një fitore jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë, pasi kanë vënë nën presion kuqezinjtë gjatë pjesës më të madhe të lojës. Një fitore që ka rilindur Skocinë e cila vinte në këtë përballje pas humbjes së thellë përballë Belgjikës. Në përfundim të takimit, i kënaqur me rezultatin dhe me lojën është paraqitur para kamerave trajneri i Skocisë, Alex McLeish.

“Ne krijuam shanset tona, në fund mendoj se e merituam. Patëm shumë shanse. Jam i kënaqur me shpejtësinë e skuadrës. E vendosëm kundërshtarin nën presion. Edhe Shqipëria pati ato momentet e veta. Bëmë një paraqitje shumë ofensive. E kishim vlerësuar dhe respektojmë Shqipërinë që bëri lojën e saj”, deklaroi trajneri i Skocisë, Alex McLeish i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij.

Leave a Reply