
Lorik Cana kurrsesi nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga futbolli. Ai do të rikthehet përsëri në botën e sportit më të ndjekur në planet, dhe jo vetëm si opinionist siç e kemi parë herët e fundit, por edhe si trajner.
Cana ka folur për Lalaziosiamonoi” ku është shprehur: “Kam një fondacion në Kosovë, ku jam themelues dhe president, punoj me të vegjlit. Merrem pak edhe me televizion, por brenda dy viteve do të filloj një karrierë si drejtues në botën e futbollit profesionist. Nuk dua absolutisht të largohem nga bota e futbollit, do të bëj gjëra të tjera nëpërmjet fondacionit dhe TV-së, por kam dëshirën që të provoj botën e drejtuesve. Ku? Jo në Shqipëri, por gjithsesi në Europë”.