Nëse flasim për cilësi, skuadra e Kosovës është pa diskutim një nga ekipet më të mira në Ligën D. një pjesë të madhe të futbollistëve të teknikut Shaland mund t’i shohim të luajnë çdo fundjavë në kampionatit më të forta në Europë, megjithatë me Kombëtaren ende nuk është se po e gjejnë atë shkëlqimin që të gjithë presin.
Në Ligën D llogaritet që të gjitha skuadrat kanë nivel të përafërt, por për Kosovës mund të jetë mundësia më e mirë për të treguar se ata meritojnë të jenë më lart, por në të njëjtën kohë mund të kenë një mundësi për të marrë biletën e Ligës së tyre për në Europian. Për ta arritur diçka të tillë normalisht u duhet që të bëjnë mirë në ndeshjen e sotme me ishujt Faroe.
Për të parën herë përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në shtëpi, çka është diçka që pritet me shumë entuziazëm nga tifozeria, pasi në të shkuarën, ndeshjet zyrtare si pritëse Kosova i ka luajtur jashtë vendit të saj, pasi nuk kishte një fushë të liçensuar. Në Kosovë presin sot të gjithë një ndeshje të madhe.
Luhet në arenën “Fadil Vokrri”, stadiumi kryesor i Kosovës, i cili mori emrin e një prej legjendave të futbollit kosovar. Në nder të tij do të ketë homazhe në stadiumin ku ai dhuroi shumë emocione dhe sot mban emrin e tij. Një arsye më shumë për t’u motivuar.
Liga e Kombeve është kometivoni i dytë zyrtar ku Kosova merr pjesë dhe duket se tani eksperienca është fituar. Katër ndeshje dhe asnjë gol i pësuar, ishujt Faroe nuk janë skuadër dhe aq e frikshme dhe arritja e një rezultati pozitiv është mëse i mundshëm.
Nga ndeshja e parë zyrtare në shtëpi, tek eksperienca e fituar, Në Kosovë besojnë se këtu mund të jetë nisja e futbollit të madh, atij futbolli që gjithnjë kanë ëndërruar.