Zvicra ka shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Islandës në ndeshjen e parë të grupit “A” në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra zvicerane ishte superiore në këtë ndeshje, ndërsa fitoren e tyre e paralajmëroi Zuber në minutën e 13-të. Nuk vonoi shumë dhe Zakaria në minutën e 23-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Islandës, gol ky që njëherit doli të jetë i fundit gjatë 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë në skenë dolën futbollistët shqiptarë, të cilët shënuar 3 nga 4 golat e kësaj pjese. Shaqiri i ndihmuar edhe nga një futbollistë kundërshtarë në minutën e 53-të shënoi një super gol për 3:0, teksa Haris Seferoviç në minutën e 67-të shënoi edhe golin e katërt.
Albian Ajeti i cili në minutën e 65-të zëvendësoi Embolon, vetëm pas 6 minutave të kaluara në fushë shënoi edhe golin e 5-të në rrjetën e portierit islandez, Halldorson, ndërkohë futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari, Admir Mehmedi në minutën e 82-të shënoi edhe golin e 6-të për Zvicrën, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Zvicra 6, Islanda 0.