Entoni Xhoshua ka qenë cak i një vjedhjeje. Një fotografi e publikuar shfaq të dyshuarin për vjedhjen e veturës së boksierit britanik. “Range Roveri” i tij me vlerë prej 150 mijë sterlinash u vodh mëngjesin e së premtes.
Boksieri kampion i botës në kategorinë e rëndë është zotuar se do t’i ndjek hajdutët, shkruan “Mail Online”.
Xhoshua ishte në qendrën stërvitore në “English Institute of Sport” (EIS) në Shefilld, kur mori lajmin për vjedhjen e veturës së tij.
Personi në fotografinë e publikuar më poshtë është i dyshuari kryesor për vjedhjen e Roverit të Xhoshuas.