Jordi Alba u ka dërguar një mesazh drejtuesve të Barcelonës, duke shprehur hapur dëshirën për të mbyllur karrierën pikërisht në “Camp Nou”.
Mbrojtësi 29-vjeçar, kontrata e të cilit me katalanët skadon në verën e 2020-ës, deklaroi se do të dëshironte të mbyllte karrierën e tij pikërisht te Barcelona.
“Dëshira ime është të mbetet përgjithmonë pjesë e Barcelonës. Shpresoj që të mund ta mbyll me futbollin pikërisht te kjo skuadër”, ka deklaruar mbrojtësi në një intervistë për mediat spanjolle.
Jordi Alba u transferua te Barcelona në verën e 2012-ës, kur erdhi nga skuadra e Valencias dhe që atëherë ka qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin katalan.