Skuadra nënkampione e Maqedonisë në futsal, SHKUPI, doli të jetë fitues i turneut “Trofeu i Maqedonisë” që për tre ditë rresht u mbajt në lagjen Çento në palestrën sportive “Metodija Andonov Çento”, njofton “infOSport.mk”.
Në finalen e madhe Futsal Shkupi mundi kampionët në fuqi të Velesit me rezultatin 5:3, ndërsa përveç këtyre dy skuadrave pjesë e turneut të parë në futsal të organizuar për nderë të 8 shtatorit, ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, ishin edhe skuadra shkupjane e Zhelezarecit, si dhe ajo bullgare e Levskit të Sofjes.
Në ndeshjen e saj të parë, Futsal Shkupi mundi Zhelezarecin me reuzltatin 3:0, që më pas ndaj bullgarëve të Levskit të shënojë një fitore edhe më bindëse, 6:2.
Këto fitore skuadrës nga Çairi i mundësuan përballjen finale me Velesin, ndaj së cilës skuadër shënoi fitore 5:3. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, ndërsa gjatë pjesës së dytë të përzgjedhurit e trajnerit Zoran Lekiq bënë një lojë shumë më të mirë, që në fund rezultoi me 4 gola në rrjetën e skuadrës kundërshtare. Dy gola në këtë ndeshje për Shkupin realizoi Ivan Sotirovski, ndërsa nga një gol realizuan edhe Nikolla Dimovski, Bejtulla Jakupi dhe Burak Menga.
Nga skuadra fituese e këtij turneu ndërkombëtarë u përzgjodh edhe futbollisti më i mirë i turneut, e që ky eptet i takoi Eroll Dalipit.