“El Clasico” e parë e sezonit të ri në “La Liga” midis Barcelonës dhe Real Madridit në “Kamp Nou” është caktuar të zhvillohet me datë 28 tetor.
Sfida do të zhvillohet të dielën e datës së lartpërmendur me fillim në ora 16:15, që do të thotë se kjo ndeshje e shumëpritur do të transmetohet në gjithë globin, në atë që konsiderohet si koha më e përshtatshme për të gjitha vendet.
Lajmin e ka konfirmuar edhe njeriu i parë i Federatës Spanjolle të Futbollit, Havier Tebas.
Fundjava e zhvillimit të ndeshjes “El Clasico” vjen pas një rrethi të Ligës së Kampionëve, që po ashtu do t’i gjejë klubet spanjolle mjaft të angazhuara.
Reali luan ndaj Plzenit më 23 tetor, kurse Barcelona do të ketë një ndeshje më të vështirë përballë Interit me 24 tetor në “Kamp Nou”.
Kjo “El Clasico” pritet të jetë më e zbehtë pas largimit të Kristiano Ronaldos, i cili ishte një prej ikonave të derbit më të madh të planetit.