Përfaqësuesja A e Maqedonisë nesër kundër Armenisë luan ndeshjen e parë si vendase në kuadër të Ligës së Kombeve. Trajneri Igor Angellovski në konferencën për shtyp për gazetarë tha se kjo ndeshje do të jetë më e rëndësishmja për Maqedoninë dhe se të gatshëm e presin këtë përballje.
“Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne, vlerësoj se kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe të gatshëm do të hyjmë në këtë ndeshje. Për mua është e rëndësishme si do të funksionojë ekipi im. Nëse do të funksionojmë si në ndeshjet paraprake, nuk shoh arsye pse mos të fitojmë këtë ndeshje. Barsegian dhe Hambarxhumjan e njohin futbollin e Maqedonisë, bashkë me Felipen janë ndër të huajt më të mirë që kanë luajtur në kampionatin tonë. Mirëpo tani do të jemi kundërshtarë dhe ne duam fitoren. Fituesi i grupit tonë në Ligën D do të kërkohet ndërmjet neve dhe Armenisë. Pres rezultat pozitiv”, – deklaroi seleksionuesi, Igor Angellovski.
Ndeshja Maqedoni-Armeni në arenën “Filipi i Dytë” starton në ora 18:00.