Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë është mundur me rezultat minimal 1:0 nga Polonia në takimin kontrollues të zhvilluar gjatë ditës së djeshme në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Ajo që ra në sy ishte prezenca e 6 futbollistëve shqiptarë në formacionin e parë të trajnerit Goran Staniq, i cili ju dha rastin futbollistëve si Suhejl Muharemi, Suad Jonuzi, Agon Elezi, Arbi Vosha, Kushtrim Tahiri dhe Jeton Dauti. Ky i fundit kishte rastin më të mirë për Maqedoninë në këtë ndeshje për të shënuar gol, që në anën tjetër i shkoi për dore Maik Nevrockit në minutën e 35-të kur shënoi për 1:0.
“Jam i kënaqur me lojën e përfaqësueses tonë, për fat të keq nuk realizuam të paktën një mundësi për të shënuar. Polonia është përfaqësuese shumë e fortë, vitin e kaluar në kualfikime fituan 3:0. Maqedonia do të përmirësohet në çdo ndeshje te rradhës, kemi lojtarë të mirë dhe me punë dhe angazhim maksimal do të ecim para si ekip. Do të mundohemi këtë ta bëjmë që në ndeshjen e rradhës”, – deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U18 të Maqedonisë, Goran Staniq.
FORMACIONI I MAQEDONISË U18 NDAJ POLONISË: |
Matej Andov, George Jankulov (Kristijan Trpçevski 82′), SUHEJL MUHAREM, JETON DAUTI (Ivan Nikollov 66′), Bozhidar Mitrevski, SUAD JONUZI, AGON ELEZI, David Toshevski, ARBI VOSHA (Metodi Maksimov 71′), KUSHTRIM TAHIRI (Leonid Redev Jankullovski 87′), Dimitar Todorovski; |
Seleksionues: Goran STANIQ |