Shqipëria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Izraelit në ndeshjen e parë të grupit “C” në kuadër të Ligës së Kombeve falë një super goli të shënuar nga Taulant Xhaka, njofton “infOSport.mk”.
Xhaka shënoi në minutën e 55-të pas një goditje nga distanca me të djathtën e tij, kur pranoi një asist nga ana e Jahmir Hykës.
Ky i njëjti tentoi më pas me një goditje me të djathtën e tij, ndërsa pas një kundërzbritje Elseid Hysaj shumë pak mungonte që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e izraelitëve.
Ndeshja e parë, tre pikëshi i parë për Shqipërinë e Kristian Panuçit, që tashmë në një atmosferë pozitive do të mirëpret ndeshjen e dytë të grupit 1 kundër Skocisë në transfertë, ndeshje kjo që në program është me datë 10 shtator.