Vëllazërimi bënë për vete edhe talentin kërçovarë, Isen Zejnoski

Skuadra e Vëllazërimit që fundjavën që lamë pas arriti edhe fitoren e parë në xhiron e tretë të Ligës së Dytë – Perëndim, në rradhët e saja ka arritur që të marrë një futbollistë shumë premtues, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për talentin 19-vjeçar, Isen Zejnoski i cili karrierën e kishte filluar pikërisht te skuadra e Vëllazërimit, që më pas të jetë pjesë edhe e të rinjëve të Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Akademia Pandev.

Gjatë verës Isen Zejnoski ishte në testime te dy skuadrat e njohura turke,  Bashakshehir dhe Antaliaspor, me ç’rast ishte grumbulluar edhe në kampin e kombëtares turke U 19.

Isen Zejnoski pritet të jetë një perforcim i madh në mesfushën e Vëllazërimit, ndërsa varësisht kërkesave dhe nevojave të trajnerit Bujar Islami, kërçovari 19-vjeçar mund të luaj edhe si sulmues krahu.

Leave a Reply