Veniten shpresat e Shqipërisë U-21 për të zënë vendin e dytë në Grupin 2 eliminator të Euro 2019. Në fakt sfida e radhës ishte shumë e vështirë për të besuarit e Alban Bushit, pasi kishin përballë skuadrën më të fortë të grupit, Spanjën që ndaj kuqezinjve 21-vjeçarë arriti fitoren e 7-të në po kaq ndeshje. Takimi i zhvilluar në Cordoba përfundoi me rezultatin 3-0.
Shqipëria rezistoi shumë pak për të tentuar pikën në këtë transfertë, pasi që në minutën e pestë u ndëshkua nga goli i Oyarzabal. Traversa i erdhi në ndihmë Selmanit për të shmangur golin e dytë në këtë fraksion, gjithsesi avantazhi i dyfishtë i spanjollëve erdhi në minutën e 56-të nga Mayoral, ndërsa në shtesë Mir realizoi golin e tretë dhe te fundit te sfidës.
Më këtë humbje Shqipëria U-21 mbetet në vendin e parafundit me 6 pikë, ndërsa Estonia mbyll klasifikimin me vetëm 1 pikë. Dy takimet e fundit Shqipëria do t’i luajë me Spanjën në “Loro Boriçi”, më 11 tetot dhe më Estoninë, më 16 tetor, në transfertë.