Franca dhe Gjermania ndanë nga një pikë në sfidën premierë të Grupit 1 të Ligës A në Nations League, ku janë të përfshira skuadrat elitare të kontinentit. Në “Allianz Arena” nuk u shënua asnjë gol, edhe pse në radhët e të dyja skuadrave luanin lojtarë të mëdhenj si Mbappe, Griezmann, Pogba, Werner apo Reus. Pjesa e parë ishte disi më e ekuilibruar, ndërsa në fraksionit e dytë formacioni i drejtuar nga Joachim Loew ishte më ngulmues, por pa arritur deri te goli, duke zhgënjyer disi tifozët e shumtë që kishin mbushur impiantin e Mynihut.
Në Ligën B u luajtën dy takime, i pari, ai mes Çekisë dhe Ukrainës, që përfundoi 1-2, i përket Grupit 1, ndërsa në Grupin 4 Uellsi shkatërroi 4-1 Irlandën.
Në Ligën C u zhvilluan dy sfida në Grupin 3. Norvegjia mposhti 2-0 Qipron, ndërsa Sllovenia u dorezua 1-2 ndaj Bullgarisë.
Në Ligën D, në Grupin 1, Gjeorgjia fitoi 0-2 në fushën e Kazakistanit ndërsa Letonia barazoi 0-0 me Andorrën, kurse në Grupin 4 Armenia iu imponua 2-1 Lichteinsteinit dhe Maqedonia 0-2 Gjibraltarit.