Holanda fitoi 2-1 me përmbysje me Perunë në takimin e luajtur në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, ku duartrokitjet ishin të gjitha për Wesley Sneijder, që zhvilloi ndeshjen e tij të lamtumirës me “Portokallinjtë”. Në minutën e 62-të, pak momente pasi vendasit barazuan rezultatin me Depay, Sneijder ia la fushën mes lotësh Promesit, me publikun që shpërtheu në ovacione për mesfushorin që e mbyll karrierën në Kombëtare me 134 ndeshje dhe 31 gola.
Memphis Depay shënoi golin e dytë personal dhe të fitores për Holandën në minutën e 83-të, duke zhvlerësuar finalizimin e Aquinos së Perusë që në fillim të pjesës së parë.