Skuadra e Milanit gjatë merkatos së verës ka qenë mjaft aktive në transferimin e futbollistëve të rinj gjatë merkatos së verës, që u mbyll që ditë më parë.
Gjatë kësaj kohe ishte spekuluar se anësori i Paris Sen Zhermenit, Julian Draksler do të zbarkoj në “San Siro”, por këto zëra i ka mohuar vetë futbollisti gjerman, i cili ka thënë se ai kurrë nuk ka biseduar me Milanin lidhur me një transfertë të mundshme të tij në “San Siro”.
Draksler në këtë mënyrë ju dha fund edhe spekullimeve të ndryshme për një largim të tij të mundshëm nga “Parku i Princërve”, duke paralajmëruar se do të luftojë për një vend titullari te skuadra e Paris Sen Zhermenit.