Seleksionuesi i Gjibraltarit, Hulio Cezar Ribas ka vlerësuar përfaqësuesen e Maqedonisë në konferencën për shtyp, duke theksuar së ekipi i udhëhequr nga Angellovski përbehet me lojtarë cilësor dhe bëjnë një lojë të mirë. Megjithatë dita e nesërme për Gjibraltarin është veçant pasi për herë të parë do të zhvillojnë ndeshje pranë publikut të tyre, ndërsa futbollistët do të shfaqin përformansën më të mirë për një rezultat pozitiv.
“Maqedonia është përfaqësuese shumë e mirë. Posedon një ekip të kombinuar me futbollistë me përvojë dhe të rinjë, punojnë shumë dhe luajnë futboll të mirë. Kanë Goran Pandevin në sulm, punojnë shumë edhe lojtarët tjerë më të rinjë. Sigurisht se kemi respekt për ta pasi bëhet fjalë për një ekip shumë të mirë, por nesër është ditë historike për Gjibraltarin se do të luajmë ndeshjen e parë si vendas në vendin tonë dhe kjo duhet të jetë një festë për të gjithë, ndërsa ne do të bëjmë më të mirën dhe pastaj të shohim a do të mjaftojë kjo për rezultat pozitiv”, ka thënë seleksionuesi i Gjibraltarit, Hulio Cezar Ribas.