Kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë Goran Pandev, është shprehur optimist para ndeshjes me Gjibraltarin, duke theksuar në konferencën për shtyp se nuk ikin nga roli favoritit dhe se meritojnë që me këtë gjeneratë të kualifikohen në një event madhor siç është Kampionati Europian.
“Eksperienca ime është e madhe në këto ndeshje dhe luajmë kundër një kombëtare të panjohur për mua, por megjithatë jemi favorit në grup. Në çdo ndeshje duhet të hyjmë të motivuar, për shkak se e dijmë se në ndeshjet e fundit dhe në vitet e fundit Maqedonia ka pasur probleme me këto kombëtare. Mirëpo mendojë se kjo gjeneratë është njëra ndër gjeneratat më të mira në historikun e futbollit në Maqedoni, pasi djelmoshat luajnë nëpër klube të mëdha evropiane. Nëse japim maksimumin duhet të shënojmë fitore dhe të nisim me fitore. Terreni me barë artificial vështirëson punën si për ne edhe për ata, mirëpo duhet të nisim me 3 pikë se jemi favorit dhe mendojë se kjo gjeneratë meritontë kualifikohet në ndonjë event të madh sportiv”, ka thënë kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev.