Rabotniçki gjatë ditës së sotme ka prezantuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Bllagoka Todorovski, i cili te skuadra nga “Parku i Qytetit” do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës.
Ai pjesë e “romantikëve” do të jetë vetëm gjatë gjatë pjesës së parë të sezonit, për tu rikthyer sërish te Shkëndija, me të cilën skuadër ka kontratë deri me 30 qershor të vitit 2019-të.
Rikujtojmë Todorovski para se të transferohej te skuadra tetovare, ishte pjesë e Rabotniçkit, edhe atë për 4 sezone të plota (2011-2015).
Bllagoa Todorovski gjatë këtij sezoni me Shkëndijën ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, edhe atë një në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve kundër TNS në transfertë, kur Shkëndija kishte pësuar disfatë 0:4, dhe një ndeshje në kampionat, atë kundër Makedonija Gjorçe Petrovit (0:0).