Shkëndija konfirmon se me kërkesë të vetë lojtarit Bllagoja Todorovski është arritur marrëveshje për huazim gjashtëmujor të tij te Rabotniçki i Shkupit.
Shkaku i hapsirave të pakta për të luajtur mbrojtësi i djathtë ka kërkuar mirëkuptim nga trajneri Qatip Osmani, për t’i lejuar gjysmësezonin vjeshtor në ambient ku do të mund të luajë si titullar.
Kjo kërkesë është pranuar, duke llogaritur faktin se në këtë moment Todorovski ishte zgjidhje e tretë e stafit teknik për pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe për këtë arsye shumicën e ndeshjeve të fundit ai ishte jashta 18-shes që konkuronte për lojë.
Huazimi tashmë është zyrtarizuar dhe Todorovski deri më 15 janar të vitit 2019 do të jetë pjesë e Rabotniçkit.