Mbrojtësi i përfaqësueses së Maqedonisë, Visar Musliu në prag të ndeshjes me Gjibraltarin ka folur para mediave për takimin e parë të këtij kompeticioni të ri të UEFA-së, Liga e Kombëve. Musliu beson që Maqedonia do ta nis me këmbë të mbarë këtë turne të ri dhe ka rast të mirë që të arrijë deri në Europianin 2020 përmes këtij kompeticioni.
“E dimë që nuk ka ndeshje të lehta dhe ashtu do të jetë edhe dueli ndaj Gjibraltarit. Nuk e dim kualitetin e tyre, por kemi kohë të mjaftueshme për ta analizuar kundërshtari dhe për të gjetur pikët e dobëta, ndërsa të enjten të festojmë fitoren e parë në Ligën e Kombëve”, ka thënë Musliu.
Maqedonia të enjten nga ora 20:45 do të luajë takimin me Gjibraltarin.