Janë caktuar arbitrët e ndeshjes së parë të Kosovës në Ligën e Kombeve ndaj Azerbajxhanit, takim që luhet më 7 shtator në Baku.
Arbitër kryesor i këtij takimi është norvegjezi, Ola Hobber Nilsen, i cili do të ndihmohet nga Harald Gronevik dhe Oskar Isaksen, teksa arbitër i katërt është caktuar Simon Ytterland.
Ndeshja, Azerbajxhan – Kosova, fillon në ora 18:00 me kohën tonë lokale.